Lajme

Zonja e parë e Ukrainës: Lufta e ka bërë më të fortë martesën me Zelenskyn

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe zonja e parë Olena Zelenska, thanë se lufta në Ukrainë ka bërë martesën e tyre më të fortë dhe i ka bërë më të interesuar për njëri-tjetrin.

Në një intervistë për Dailymail, çifti shihen më të afërt.

Intervistuesi britanik Morgan pyet çiftin: “Këto lloj situatash janë vendimtare për një marrëdhënie, mendoni se jeni më të fortë me këtë që po kaloni?”

Zelenska përgjigjet: “Po jam dakord me teorinë se martesa bëhet më e fortë me sfidat, kështu është edhe për ne”.

Më pas zonja e parë kthehet të pyesë bashkëshortin e saj, i cili aktualisht udhëheq rezistencën kundër forcave pushtuese të Rusisë, për t’i kërkuar opinionin mbi martesën e tyre.

Zelensky përgjigjet: “Përgjigja ime është e njëjtë”.

Gruaja i thotë me shaka: “Por ti duhet të kesh opinionin tënd”.

Duke qeshur, presidenti përgjigjet: “Kur je ti pranë meje, opinioni yt është prioritet!”

Zelenska është martuar me bashkëshortin në vitin 2003 dhe kanë dy fëmijë, Kyrylo, nëntë vjeç dhe 18-vjeçaren Oleksandra.

Ajo u betua si Zonja e Parë e Ukrainës pasi Zelensky u zgjodh president në vitin 2019.

Zelenska duke reflektuar mbi jetën e saj familjare gjatë gjithë barbarizmit të Rusisë.

“Këta kanë qenë muajt më të tmerrshëm të jetës sime dhe të çdo ukrainasi. Sinqerisht, nuk mendoj se dikush është i vetëdijshëm se si ia kemi dalë emocionalisht”, ka thënë ajo.

Zelenska javën që shkoi vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mision diplomatik për të kërkuar më shumë sisteme luftarake ajrore.

Në fjalimin e saj emocional ajo bëri apel për “sisteme ajrore armatimi që të shpëtojmë fëmijët në karroca nga raketat ruse”.

“Rusia kërkon të vrasë njerëz të pafajshëm”, tha Zelenska teksa shfaqte imazhe të një fëmije me këmbë artificiale pasi sipas saj “ishte goditur nga sulmet e Rusisë”.