Ish-kandidati i LVV-së për asamble komunale ofendon rëndë deputetin e Listës Guxo

Ish-kandidati për asambleist në komunën e Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hamdi Shartari, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të listës “Guxo”, që hyn në kuadër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Karameta, i cili ka dalë kundër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me shtesat prej 60 eurove për stafin mjekësor, njofton Shqip.com.
Karameta i cili i tha Vitisë të marrë guximin dhe t’u kërkojë falje qytetarëve dhe mantelbardhëve, pasi sipas tij, do të çlirohej sadopak, u ofendua rëndë nga Shartari, i cili nuk kurseu gjuhën e urrejtjes ndaj Karametës.
Ai e shau dhe ofendoi deputetin e grupit të LVV-së, duke i thënë se ai nuk e di madje as nga vjen virusi.
“Ti **fsha robt ty o deputet. Ti se din së pari çka ështe virusi as kah vjen e ku shkon. E sa për mjek *ije nanën tane se mjekët duhet me punue gjatë orarit që kanë, a mendove ti që paguhen me nr të pacientëve a? Shko te Isa yt more ti *ifsha çka kie n’shpi e n’vorre qe 30 vjet”, shkroi Shartari në Facebok. /Shqip.com
