Tre të vdekur dhe 1666 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Publikuar:
(26.07.2022 18:57:14)
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 3 persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit.
Nga 3474 testime, 1666 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 1391 të shëruar.
Në të gjithë vendin janë 9269 qytetarë aktivë me Covid-19, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 634. Në 24 orët e fundit ka tri humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-71 vjeç, një qytetar nga Shkodra 72-vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 306.789 raste, prej tyre 293.988 janë shëruar, 9.269 janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 3.532 pacientë./Shqip.com