Shaip Kamberi zhvillon takime të ndara me Ziadin Selën e Ali Ahmetin, diskutojnë për gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selën.
Në këtë takime është diskutuar për gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
“Me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, bashkë me Shqiprim Musliun, biseduam për rrjedhat politike në Luginë të Preshevës dhe rajon. E falenderova kryetarin Ahmeti për mbështetjen gjatë betejës tonë për përfaqësim parlamentar. Mbështetja që si koalicion kemi marrë në hapësirat mbarëshqiptare na dëshmon se në misionin e avancimit të statusit demokratik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk jemi vetëm” ka shkruar Kamberi pas takimit me Ali Ahemtin.

Ndërsa në në takim me Ziadin Selën, Kamberi ka falënderuar këtë të fundit për përkrahjen e vazhdushme.
“Takova sot në Gostivar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z.Ziadin Sela.Falenderova z.Sela për përkrahjen që i ka dhënë Listës sonë në betejën tonë për përfaqësim. Bashkëbiseduam për kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës dhe vlerësuam bashkërisht rëndësinë e koordinimit politik”, është shprehur Kamberi.

Rreth 3 javë më parë Shaip Kamberi, arriti që të fitonte edhe një mandate në Kuvendin e Serbisë./Shqip.com