Vdes ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha, ka ndërruar jetë të dielën e 29 gushtit, njofton Shqip.com.
Berisha vdiq si pasojë e një sëmundjeje të rëndë me të cilën po përballej për një kohë të gjatë.
Lajmin për vdekjen e Berishës e bëri të ditur i biri i tij, Visar Berisha, me anë të një postimi në Facebook, ku njoftoi se për shkak të situatës me COVID-19 ceremonia e varrimit do të bëhet më 30 gusht me rrethin e ngushtë familjar, teksa të pame nuk do të ketë.
Ai poashtu njoftoi se të hënën në ora 11:00, në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, do të celebrohet Mesha e Dritës për të ndjerin, ndërsa vetëm dy orë më vonë do të bëhet varrimi i tij.
Kolë Berisha ishte Kryetar i Kuvendit të Kosovës nga marsi 2006 deri në 2007, gjithashtu ishte edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai ishte gjithashtu edhe i burgosur politik, e ish-anëtar i ekipit negociator për zgjidhjen e statusit të Kosovës. /Shqip.com