Correa nuk dëshiron të largohet nga Atletico
Publikuar:
(25.07.2022 10:25:35)

Ka shtatë vite që ka zbarkuar në kryeqytetin e Spanjës.
Ama largimin nuk po e sheh si mundësi/
Angel Corra është i lumtur në Atletico Madrid dhe dëshiron ta vazhdojë rrugëtimin me këtë skuadër.
“Jam shumë i lumtur këtu dhe është e qartë që dua të vazhdoj, dua të konkurroj dhe dua të ndihmoj skuadrën”, tha ai ditë më parë – në një prononcim për media.
Sulmuesi argjentinas ka zhvilluar 36 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll në sezonin e fundit.
Kurse, është autor i 12-të golave dhe pesë asistimeve.
Ai ka kontratë valide me “los colchoneros” deri në vitin 2026 dhe sipas “Transfermarkt” vlerësohet 45 milionë – euro në tregun e transferimeve. /Shqip.com