Sport Ndërkombëtar

Ku është Joe Hart?

Joe Hart - sa ishte pjesë e Manchester Cityt

Ai ishte gardian i kombëtares angleze.

Teksa, në Manchester City nuk njihte konkurencë për vendin e titullarit.

Katër herë e fitoi “dorëzen e artë” në Premierligë.

Por, karriera e Joe Hart mori një kahje tjetër – kur Pep Guardiola u emërua trajner i Cityt – në vitin 2016.

Strategu spanjoll nuk e kishte në planet e tij – portierin anglez.

Raportohej se dyshja kishin marrëdhënie të ftohta.

Hart nuk pati zgjiedhje tjetër, pos të shkonte në huazim te ndonjë skuadër.

Torino doli të jetë destenacioni i parë jashtë Anglisë.

Në Itali qëndroi një sezon – luajti titullar, ama largua.

Joe u kthye përsëri në ishull – ku një sezon mbrojti ngjyrat e Burnleyt e pastaj të west Hamit.

Në të dyja këto “aventura” zhvilloi nga 19-të ndeshje në kampionat.

Së fundmi, fatin e provoi edhe në Tottenham Hottspur – ku ishte zgjedhja e dytë dhe ndeshjet i shikonte nga stoli.

Por, nuk u dorëzua.

35 vjeçari mori një vendim që doli të jetë një “rilindje” e karrierës.

Ai iu bashkua Celticit si transfer i lirë, skuadër me të cilën u shpall kampion i Portugalisë dhe ishte titullar i padiskutueshëm.

Ani pse niveli i futbollit portugez nuk është i njëjtë me atë të Anglisë, Hart po e shijon futbollin përsëri. /Shqip.com