Dybala e thyen rekordin e Ronaldos – për fanella të shitura

Në Romë zbarkoi si lojtar i lirë.
Por, romakët po fitojnë shumë nga ai.
Paulo Dybala ka thyer rekordin e Cristiano Ronaldoës – për më së shumti fanella të shitura në Serie A – për 24 orë.
Sipas shumë mediave italaine, fanella me numrin 21 është shitur 530 mijë herë, teksa e Cristianos ka qenë 15 mijë më pak.
Teksa, në total deri më tani – janë grumbulluar më shumë se 20 milionë euro, shifër kjo që është thuajse e barabartë me të ardhurat që argjentinasi do t’i ketë në kontratën tre vjeçare – me skuadrën nga kryeqyteti italian.
Argjentinasi – në shtatë vitet e fundit ka qenë pjesë e Juventusit, por skuadra nga Torino nuk i ofroi vazhdimin e kontratës.
28 vjeçari është paraqitur po aq herë (28) në kampionatin e fundit të Series A – teksa ka shënuar dhjetë gola dhe ka regjistruar pesë asistime. /Shqip.com