Januzaj mund të rikthehet në ishull

U bë i njohur në ishull – më fanellën e Manchester United.
Në “Teatrin e Ëndrrave” gjërat nuk shkuan siq pritej për Adnan Januzaj, ama ai mund të rikthehet në Premierligë.
Sulmuesi belg po kërkohet nga Evertoni, teksa vazhdon të jetë lojtar i lirë.
Sipas shumë mediave angleze – “The Toofes” janë të interesuar për shërbimet e majtakut, pas të cilit po “vrapojnë” edhe Napoli e disa skuadra tjera.
Januzaj ishte pjesë Sociedadit – qysh nga viti 2017 – teksa zhvilloi 131 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll.
Ai ka zhvilluar 33 ndeshje në sezonin e fundit, teksa është autor i tre golave.
27 vjeçari njihet për aftësitë e larta dribluese dhe imagjiatën që ka në fushën e gjelbër.
Së fundmi – ai u ftua edhe nga kombëtarja e Belgjikës – për ndeshjet e Ligës së Kombeve. /Shqip.com