Lajme

Ministri Krasniqi: Lista Serbe po na i bllokon këto dy ligje të rëndësishme

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi deklaroi se Lista Serbe po bllokon miratimin e dy ligjeve në Kuvendin e Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur gjatë një konferencë për media.

Krasniqi është shprehur se Lista Serbe po e bllokon plotësim/ndryshimin e ligjit për vetëqeverisje lokale dhe ligjin për festat zyrtare.

“Ligji për vetëqeverisje lokale është kryer dhe është dorëzuar në afat në Kuvend. Por ky ligj bën pjesë në ligjet vitale dhe na duhet edhe vota e komuniteteve. Fatkeqësisht, përfaqësuesit e Listës Serbe nuk duan ta votojnë. Lista Serbe nuk ka asnjë kërkesë specifike për ligjin. Por thjesht nuk marrin pjesë në seancë kur votohet. Shpresojmë që në ditët në vijim të gjejmë një gjuhë të përbashkët”, tha Krasniqi.

Ai tregoi ndryshimet në ligjin e propozuar, që përcaktojnë tri situata kur mund të shpërndahet kuvendi komunal.

Kemi shtuar disa elementë të rëndësishëm në këtë ligj. Kuvendi Komunal mund të shpërndahet në tri situata, dhe jo dy sa ishte deri tash. Kur s’mund ta zgjedhë kryesuesin, është shprehur Krasniqi.