Lajme

Në ditën e fundit si president, Meta takohet me Haradinaj e Krasniqin

Në ditën e fundit si president i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Kënaqësi e madhe të takoja në Prishtinë, Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me të cilin ndamë të njëjtin qëndrim për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve vëllazërore dhe strategjike mes dy vendeve tona. PDK ka një kontribut të vyer për konsolidimin e institucioneve, shtetit ligjor dhe demokracisë në Kosovë, që meriton të vlerësohet” ka shkruar Meta pas takimit me Krasnqin.

Takimi Meta-Krasniqi

Meta po ashtu ka zhvilluar takim edhe me Ramush Haradinaj – kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj takimet janë përherë vëllazërore. Zhvilluam një bisedë të hapur në Prishtinë për rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, në dobi të qytetarëve tanë” ka shkruar Meta.

Meta-Haradinaj

Në krye të shtetit të Shqipërisë nesër pritet të betohet Bajram Begaj./Shqip.com