Një i vrarë dhe dy të plagosur në Skenderaj
Publikuar:
(23.07.2022 21:29:16)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Skenderaj.
Lajmin ka konfirmuar Fexhrie Pllana- zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Pllana ka thënë se pos një të vdekuri janë edhe dy persona tjerë të plagosur, raporton Betimi për Drejtësi.
Sipas saj, dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor
Motivet e kësaj ngjarje ende nuk dihen derisa Policia ka një të dyshuar./Shqip.com