Lajme

Policia me plan operativ në Shtërpcë, konfiskon dy automjete

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Shtërpcë. Bazuar në planin operativ “Mbrotja e Pyjeve 2022” gjatë mbrëmje së djeshme ka ndaluar dy automjete që po transpotonin drujnë ilegalisht.

“Policia e stacionit në Shtërpcë, veç aktiviteteve rutinë dhe atyre të planifikuara, bazuar në planin aktiv “Mbrojta e Pyjeve 2022”, pas disa informacioneve që ka siguruar, mbrëmë në mesnatë ka ndaluar dy automjete që po transportonin drunjë ilegalisht nga fshatrat Firajë dhe Brod të Shtërpcës”, thuhet në njoftim.

Aksioni i Policisë

Po ashtu është bërë e ditur se Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka konfiskuar dy atomjetet për dokumentacion të parregullt për procedura të mëtjeme, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar (DAPK) “Sharri” të cilët kanë dalë dhe kanë shqiptuar fletëparaqitjet ndaj dy të personave për transport ilegal dhe drunjët më pas i kanë konfiskuar.

Drunjët e konfiskuar

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406./Shqip.com