Lajme

Zemaj:Virusi ka marrë hov të madh e Qeveria e mashtrimit në gjumë të thellë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës sa i përket menaxhimit të situatës me COVID-19.

Sipas Zemaj virusi ka marrë hov të madh e Qeveria e mashtrimit ka rënë në gjumë të thellë

“Në dhjetë ditët e fundit është shumë brengosëse rritja e infeksionit me Covid-19. Virusi ka marrë hov të madh e Qeveria e mashtrimit në gjumë të thellë. Për pakë ditë, afër 10000 mijë qytetarë janë pozitiv. Fatkeqësisht dhjetëra qytetarë (pacientë) kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës”, ka thënë Zemaj

Sipas Zemaj, manaxhimi i sektorit të shëndetësisë do të duhet të ketë qasje productive.

“Fronti i betejës kundër virusit është i hapur. Demagogjia dhe shantazhi dëmtojnë të arriturat në menaxhimin e shëndetësisë dhe situatës pandemike. Menaxhimi i sektorit të shëndetësisë do qasje pro aktivë dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët, nga sheshet publike e as nga aeroplani”, është shprehur Zemaj.

Respekt për profesionistët shëndetësor të cilët përkundër gjendjes dhe injorimit nga MSh dhe Qeveria e mashtrimit ofrojnë përkujdesje të shkëlqyer shëndetësore, ka shtuar më tutje Zemaj./Shqip.com