Lajme

Ambasadori i Kosovës në Francë ia dorëzon letrat kredenciale Macronit

Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi me presidentit francez, Emanmuel Macron

Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, ia ka dorëzuar presidentit francez, Emanmuel Macron, letrat kredenciale të emërimit të tij.

Ai është emërtuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ceremonia është organizuar nga Protokolli i Shtetit, në pallatin presidencial Elysee.

“Në një ceremoni të organizuar nga Protokolli i Shtetit, në pallatin presidencial Élysée, Ambasadori Halimi i dorëzoi Presidentit Macron Letrat Kredenciale të emërimit të tij nga Presidentja e Kosovës, Zonja Vjosa Osmani”, thuhet në në njoftimin e tyre.

Ndryshe, Halimi para rreth 8 muajve është zgjedhur si ambasador i Kosovës në Francë.

Ndryshe Misioni diplomatik i Kosovës në Francë ishte pa ambasador nga 19 maji i këtij viti, pas vendimit të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, për të shkarkuar nga pozita 12 ambasadorë.

Në listën e të shkarkuarve ishte i përfshirë edhe ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi./SHQIP.com