Lajme

Haxhiu nënshkruan udhëzimin administrativ për uljen e çmimit për shërbimet noteriale

Ministrja e Drejtësisë ka nënshkruar gjatë ditës udhëzimin administrativ për uljen e çmimit për shërbimet noteriale.

Kjo është bërë e ditur, përmes një njoftimi nga vetë Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi.

“Ministrja Haxhiu nënshkroi Udhëzimin e ri Administrativ për Tarifat Noteriale, me të cilin ulen konsiderueshëm tarifat për shërbimet noteriale”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Po ashtu është bërë e ditur edhe për personat që do të lirohen nga kjo tarifë.

Udhëzimi Administrativ

Në këtë grup bëjnë pjesë fëmijët pa kujdes prindërorë, personat me nevoja të veçanta, personat që kërkojnë të realizojnë të drejtat në qendrën për punë sociale dhe persona që përfitojnë nga ligji  për ndihmë juridike falas./Shqip.com