Kjo është gjendja e pikave kufitare sot në Kosovë
Publikuar:
(22.07.2022 09:37:15)

Gjatë mëngjesit të sotëm, në asnjërën nga pikat kufitare në Kosovë nuk janë regjistruar pritje të gjata.
Sipas raportit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet me të gjata janë tek Dheu i Bardhë, nga 10-15 minuta kurse, në Merdarë 5-10 minuta.
.Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje më shumë se 5 minuta në hyrje dhe dalje.
Por, vlen të theksohet se as daljet nuk janë të gjata, megjithatë mëngjesin e sotëm ka pasur një kolonë deri në 50 metra tek Dheu i Bardhë./Shqip.com
