Lajme

Vuçiq: Serbia ka politikën e saj, po punojmë që dimri të jetë sa më pa dhimbje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur për takimin midis ministrave të jashtëm të Hugarisë dhe Rusisë.

Me këtë rast, i pari i Serbisë është shprehur se Serbia nuk ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe se gjëja më e rëndësishme për qytetarët tanë është që udhëheqja shtetërore të përpiqet të sigurojë që dimri të kalojë sa më pa dhimbje.

Këtë koment, Vuçiq e ka bërë gjatë kohës kur së bashku me Presidentin e Egjiptit në shfaqjen e armëve është pyetur nga ana e një gazetari lidhur me atë se a është dashur që fillmisht Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë është dashur ta vizitojë Serbinë, raporton Tanjug.

Vuçiq tha se sot Serbia është shumë më e fortë ushtarakisht dhe ekonomikisht se më parë, duke shtuar se shumë njerëz duan të blejnë armë nga Serbia dhe se “Nora” është më e kërkuara.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, sot pasdite po kanë marrë pjesë në prezantimin e armëve të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe pajisjeve ushtarake nga industria vendase e mbrojtjes./Shqip.com