Zyrtare: Shtyhet viti i ri shkollor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën ka njoftuar edhe zyrtarisht se viti i ri shkollor është shtyrë deri më 13 shtator.
Ai në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, tha se kanë qenë të ”detyruar” për ta marrë këtë vendim në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.
“Jemi të detyruar që paralelisht me vaksinimin masiv të marrim edhe masa kufizuese që kanë për qëllim ndërprerjen sa më të shpejtë të trendit të rritjes së rasteve me COVID-19. Jemi të detyruar që ta shtyjmë fillimin e vitit të ri shkollor”, deklaroi shefi i qeverisë para ministrave të tij.
Ndryshe, ditë më parë, kryesia e Këshillit të Prindërve e Prishtinës ka kërkuar shtyrje e fillimit të vitit të ri shkollor me prezencë fizike në shkolla, nëse nuk përmirësohet gjendja me pandeminë./SHQIP.com