Sport Shqiptar

Kosova U20 mposhtet nga Zvicra

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka pësuar humbje nga kombëtarja zvicerane.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit B që po mbahet në Varna të Bullgarisë.

Kosova U20 në takimin me Zvicrën pësoi me rezultat  të thellë 39:16.

Tani “Dardanët” kanë edhe ndeshjen për plasman, të shtunën.

Deri më tani Kosova ka zhvilluar katër paraqitje në këtë kompeticion, por ende është në kërkim të rezultatit të parë pozitiv.

Fillimisht kombëtarja u mposht nga bullgaria, me rezultat 39:26, pastaj pësuan nga Maqedoninë e Veriut, të cilët fituan bindshëm 51:29.

Humbje Kosova pësoi edhe nga Ukraina, në një tjetër ndeshje që nuk arritën të tregonin vetën, duke humbur me shifrat 36:22./Shqip.com