Fjalët e para të Koulibalyt si lojtar i Chelseat
Pas tetë viteve të kaluara në Napoli, Kalidou Koulibaly vendosi që t’i bashkohet Chelseat – në merkaton e kësaj vere.
31 vjeçari tashmë ka dhënë edhe intervistën e parë – si lojtar i skuadrën londineze.
Ai tha se “jam shumë i emocionuar që jam këtu. Mezi prisja të isha me ekipin. Unë isha në Londër tre ditë më parë. Isha i emocionuar që isha në këtë qytet, për të luajtur për këtë klub. Dua të falënderoj stafin, menaxherin që më donte, shefin. Të gjithë ishin shumë mirë me mua. Ndihem në shtëpi”.
Teksa, shtoi se “isha shumë i lumtur që bëra një zgjedhje të madhe për të ardhur në Premier League. Dua të falënderoj Chelsean që më dha këtë shans”.
Senegalezi bëri të ditur se Chelsea ishte interesuar për shërbimet e tij edhe vite më parë, por një marrëveshje u arrit.
“Kur u interesua Chelsea, nuk hezitova sepse ata erdhën për mua në 2016 por ne nuk ia dolëm. Kur u kthyen në vitin 2022, zgjedhja ime u krye. Mezi prisja të luaja për këtë ekip”.
Përveç – Koulibalyt, Chelsea ka transferuar edhe Raheem Sterling.
Ndërsa, është në bisedime me Prensel Kimpemben e Paris Saint Germain dhe Jules Kounden e Sevillës./Shqip.com