Lajme

“Trafiku Urban” zgjat orarin e qarkullimit të autobusëve

Udhëtarët që qarkullojnë me autobusët e linjave të Trafikut Urban, 1,1A, 3 dhe 4 nga e mërkura do të mund të qarkullojnë deri në ora 24:00.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga TU.

“Zgjatja e orarit të qarkullimit të autobusëve fillon nga data 20.07.2022 për linjat: 1, 1A, 3 dhe 4 deri në orën 24:00”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

TU bën të ditur se zgjatja e orarit të qarkullimit të autobusëve është marrë bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës./Shqip.com