Lajme

Krasniqi: Besimi në mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të avancoj me viza për Kosovën

Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së
Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se besimi i rivendosur në mes të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të avancoj me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi po ashtu ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Është lajm i mirë që Bashkimi Evropian, pas shumë vonesave, herë të kuptueshme e herë jo, më në fund ka vendosur që në Ballkanin Perëndimor të rikthej shpresën dhe optimizmin. Uroj që besimi i rivendosur në mes të BE-së dhe rajonit tonë sot, të avancoj edhe me liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës – si një e drejtë themelore dhe e merituar tash e sa vjet”, shkroi Krasniqi.

Krasniqi e quan këtë proces si të merituar për shkak të punës dhe angazhimit që kanë pasur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Ilustrim.
Lexo edhe:
Rama nga Brukseli: Shqiptarët nuk u dorëzuan për ëndrrën evropiane

Kurse, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka falënderuar popullin shqiptar për durimin e treguar drejt rrugës së gjatë të integrimit në Bashkimin Evropian.

Rama këtë e tha gjatë konferencës në Bruksel ku ka shkuar për negociata për anëtarësimi e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e rrugës evropiane”, tha ai.

Lexo edhe:

Von der Leyen: Moment historik për Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut hapja e negociatave për anëtarësim në BE

Kurse, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se hapja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin në Bashkimin Evropian është një moment historik.

Sipas von der Leyen kjo arritje e tyre është si rezultat i punës së palodhur./Shqip.com