Lajme

Sot hapen negociatat, Rama: Shqipëria ulet në tryezën e madhe të Europës së bashkuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

19 korriku është një ditë historike për Shqipërinë që shënon nisjen e bisedimeve zyrtare në tryezë me Bashkimin Evropian.

Në lidhje më këtë tashmë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se sot vendi shqiptar ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj.

“Mirëmëngjes  me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj’.

Ndryshe, Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, në marsin e vitit 2020 Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe sot procesi i negociatave nis zyrtarisht me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare./SHQIP.com