Dritën e pret një “punë më e lehtë” – nëse e kalon Antwerpin
Publikuar:
(18.07.2022 15:11:25)

Antwerp është skuadra – të cilën duhet ta mposhtë Drita për tu kualifikuar në raundin e tretë të Europa Conference League.
Ky test është i vështirë për “intelektualët” – ama nëse triumfojnë – në raundin tjetër do e kenë një kundërshtar më të lehtë – në letër.

Ekipi nga Gjilani do të takohet me fituesin e ndeshjes – Seinajoki-Lellestrom.
Takimin e parë – ndaj Antwerp, Drita do e zhvillojë në cilësinë e mysafirit, me datë 21 korrik, me fillim nga ora 19:00./Shqip.com