Paqarada në formacionin e javës në Bundesliga 2
Publikuar:
(18.07.2022 12:33:59)

Dje e regjistroi një gol dhe një asistim dhe tashmë është shpërblyer.
Leart Paqarada bën pjesë në formacionin e javës në Bundesliga 2.

Mbrojtësi i krahut të majtë – me këtë paraqitje dha sinjale që ky do jetë një sezon fenomenal për të.
Por, përkundër paraqitjeve të mira – Paqarada nuk është grumbulluar me Dardanët që një kohë të gjatë.
27 vjeçari kishte deklaruar që nuk do luante më për Kosovën – për sa kohë që trajner është Bernard Chalandes, ama situata e tij mbetet e njëjtë edhe me Alain Giresse.
Ai ka kontratë me St.Pauli – deri në vitin 2023, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 1.8 milionë euro./Shqip.com