Bakayoko arrestohet gabimisht nga policia italiane
Publikuar:
(18.07.2022 09:51:11)

Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur në rrugët e qytetit të Milanos.
Mesfushori francez, Tiémoué Bakayoko është arrestuar gabimisht nga policia italiane.
Teksa, shtatgjati ishte vozitur ai u ndal nga policia – dhe i vendosën prangat.
Ama, me të parë mjetet e tij indetifikuese – ai u lirua menjëherë.
Një kalimtar i rastit ka arritur ta regjistrojë me video këtë ngjarje – dhe tashmë është bërë virale në Twitter.
Sa i përket nivelit sportiv, Bakayoko i zhvilloi 14-të paraqitje në sezonën e fundit të Series A.
Ai është në pronësi të Chelseat – por që dy sezone rradhazi e ka djersitur fanellën e rosonerëve./Shqip.com