Sport Ndërkombëtar

Ku mbeti Diego Costa?

Diego Costa

Më pak se një dekadë më parë – ai konsiderohej si një nga sulmuesit më të mirë në Evropë.

Por, tashmë në moshën 33 vjeçare Diego Costa ka mbetur pa skuadër.

Sulmuesi spanjoll – së fundmi ishte pjesë e Atletico Mineiro – në Brazil – por i ndau rrugët me ta.

Sipas Mundo Deportivos, Costa i është ofruar Getafes, ama ekipi spanjoll nuk ka marrë ende ndonjë vendim.

Costa ka një karrierë të pasur, pasi ndër të tjera ka fituar La Ligën me Atletico Madrid dhe Premierligën me Chelsean.

Ai – ishte pjesë edhe e kombëtares spanjolle dhe kishte pasur minutazh në Kampionatin Botëror – të mbajtur në Brazil – në vitin 2014./Shqip.com