Shkon në 170 numri i viktimave nga shpërthimi në Kabul

Numri i vdekjeve nga shpërthimi jashtë Aeroportit të Kabulit u rrit ndjeshëm të premten, ku deri në 170 njerëz u raportuan të vrarë dhe të paktën 200 të plagosur.
Megjithatë, një ditë pas sulmit, turmat të premten kërkuan përsëri të arrinin në aeroport, shkruan NYT, transmeton Shqip.com.
Vlerësimi i zyrtarëve shëndetësorë për numrin e viktimave të bombardimeve, u mbështet nga intervistat me zyrtarët e spitali.
Këta të fundit, të cilët kërkuan anonimitetin sepse talebanët u kishin thënë të mos flisnin me mediat, thanë se disa nga civilët e vdekur ishin afgano -amerikanë, me shtetësi amerikane.
Vlerësimet e rishikuara e bënë sulmin e së enjtes një nga më vdekjeprurës në gati dy dekada që nga pushtimi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zyrtarët amerikanë besojnë se “një sulm tjetër terrorist në Kabul ka të ngjarë”, tha sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, të Premten pasdite. “Kërcënimi është në vazhdim dhe është aktiv. Trupat tanë janë ende në rrezik”./SHQIP.com