Shqipëria mposhtet nga Andorra
Publikuar:
(16.07.2022 23:46:21)

Kombëtarja e Shqipërisë – grupmosha U-16 është mposhtur nga Andorra.
Kuqezinjët e zhvilluan një ndeshje të fortë, por në fund semafori tregoi 63-60.

Tashmë – Andorra është kualifikuar në finale dhe për vendin e parë do të “luftojë” me Armeninë.
Teksa, Shqipëria do garojë për vendin e tretë – kundër Kosovës.

Këto takime po zhvillohen në kuadër të FIBA Kampionati Evropian, Divizioni C – që po mbahet në Prizren./Shqip.com