Donald Veshaj flet për herë të parë për djalin e Bora Zemanit në emisionin e tij

Donald dhe Romeo Veshaj ka 4 muaj që kanë nisur emisionin e tyre “Më lër të flasë” në Top Channel.
Derisa mbrëmë ata kanë pasur puntatën e fundit për këtë sezonë, ku mes të ftuarve ishin moderatorja Dojna Mema dhe partneri saj Vlashenti.
Teksa Dojna fliste për shtatzëninë në bisedë e sipër ajo e ka pyetur Donaldin a ka plane për ndonjë fëmijë.
“Po ti ke ndonjë plan për vete për ndonjë bebe tani afër që mos të ta marrim ty?”-pyeti Dojna, ndërsa Donaldi ka habitur përsëri me përgjigjen e tij duke thënë: “Po ska gjë se e kam dhe një tjetër më të mirë.” Menjëherë përgjigja e tij është lidhur me djalin e Bora Zemanit, të cilin e ka nga lidhja me Dj Vin Velin.
Donaldi nuk ka folur më parë në lidhje me djalin e moderatores dhe pavarësisht as kësaj here se ai nuk përmendi emra, mimikat dhe përgjigja e tij u përkthyen nga fansat si një deklaratë e tij për Borën dhe djalin e saj.
Fragmenti është shpërndarë menjëherë nga fansat në rrjetet sociale, ku kanë shpërthyer edhe komentet. Pothuajse të gjithë komentuesit janë të të njëjtit mendim teksa etiketojnë Borën në seksionin e komenteve./Shqip.com