Stavileci: Qeveritarët e Kurtit nuk do duhej të silleshin si “sehirxhi” përball krizës ekonomike

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci,i ka bërë thirrje Qeverisë që të reagoj urgjentisht në lidhje me krizën ekonomike në vend.
Në një konferencë për media Stavilecit tha se në lidhje me këtë gjendje qeveritarët e kryeministrit Kurti nuk do të duhej të sillëshin si “sehirxhi”.
“Secila familje e vendit tonë blenë shumë ma pak prodhime dhe dhuron shumë më pak shërbime. Qeveritarët e Albin Kurtit nuk do të duhej të sillën si sehirxhi. Qeveria nuk është spektatore ajo përkundrazi duhet të jetë aktore dhe promotore e zhvillimit”, tha Stavileci.
Ai tha se familjët kosovare, punëtorët dhe firmat nuk po mbështeten nga Qeveria për të tejkaluar krizën.
“Familjet nuk po kanë asnjë pako lehtësuese për përballimin e krizës, punëtorët nuk po kanë asnjë ngritje të pagës të paktën të indeksuar me rritjen e përqindjes së inflacionit. Firmat kosovare nuk po gëzojnë asnjë lloj skeme mbështetëse të paktën për ta ruajtur ekzistencën në treg”.
Tutje, Stavileci tha se familjet në Kosovë, punëtorët dhe firmat janë lënë në mëshirën e fatit prandaj, edhe po shtohen ikjet për jashtë vendit.

“Rëndimi i firmave kosovare me vendime arbitrare të paqëndrueshme, zvogëlon të hyrat për ato. Kjo ka efekt direkt në zvogëlimin e vendeve të punës dhe rritjen e papunësisë. Papunësia krijon pasiguri, papunësia dhe pasiguria krijojnë kriza familjare, sociale dhe psikologjike. Dhe këto po shtojnë ikjet dhe radhët rekorde të ikjeve para ambasadave të huaja.
Përveç këtyre problemeve, Stavileci tha se kategori të shumta të shoqërisë janë goditur me pabarazi sociale nëpërmjet skemave e masave të pabarabarta të vendosura nga Qeveria./Shqip.com