Sport Ndërkombëtar

Llapit nuk i mjafton barazimi, eliminohet nga Conference League

Llapit nuk i ka mjaftuar barazimi përball Buducnos dhe janë eliminuar nga Conference League.

Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultat 2:2, por Llapi humbi me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Skuadra nga Podujeva pas 45 minutave të parë është duke barazuar me rezultat 1:1, përballë skuadrës së Podgoricës.

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të Conference League filloi disa minuta me vonesë, për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike nga tifozët.

Edhe pse Llapi pati disa mundësi golin e parë në ndeshje e shënuan mysafirët.

Viktor Gjukanoviq ishte ai që e shënoi golin, në minutën e 23-të.

Por, skuadra e Tahir Batatinës rrëmbeu një gol në fund të pjesës së parë me anë të Firminos, i cili shënoi nga pika e bardh.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola.

Buducnost doli përsëri në epërsi, Gjukanoviq shënon edhe golin e dytë për mysafirët.

Albion Kurtaj me një supergol nga distanca barazoi rezultatin në 2-2, por që nuk ishte e mjaftueshme.

Për vendasit një mundësi të artë e humbi edhe Alidemaj, i cili nuk arriti të shënoj nga pika e bardh.

Llapi në fund humbi me rezultat të përgjithshëm 4:2./Shqip.com