Lajme

Tragjedi në Durrës, i riu futet të shpëtojë nga mbytja 15-vjeçarët por zhduket vetë

Durres

Dy 15-vjeçarë kanë rrezikuar të mbyten teksa laheshin në Sektor ”Rinia”, në Durrës.

Menjëherë në ndihmë të tyre është futur një 19-vjeçar për t’i shpëtuar.

Siç raportojnë mediat shqiptare, dy të miturit kanë dalë nga deti dhe janë dërguar në spital, ndërkohë që 19-vjeçari nuk ka mundur të dalë.

Pas momentit të shpëtimit të të miturve e gjithë vëmendja e pushuesve ka qenë tek ta dhe askush nuk e ka vënë re 19-vjeçarin identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Policia ka nisur kërkimet në det për gjetjen e të riut./SHQIP.com