Prej tre ditësh Mali i Çikës në flakë, zjarrfikësit nuk mund të ndërhyjnë

Prej tri ditësh, Mali i Çikës është përfshirë nga zjarri.
Banorët raportojnë se flakët janë duke përparuar drejt fshatit Dhërmi.
Siç raporton EN Albania, për të frenuar përhapjen e zjarrit këtë të enjte është zhvilluar një operacion masiv në terren për shuarjen e tij, ku janë angazhuar rreth 100 trupa të Forcave të Armatosura dhe 20 forca nga zjarrfikësit lokalë, Administrata e Zonave të Mbrojtura dhe punonjës të bashkisë Himarë.
Sipas prefektit Flamur Mamaj, nuk ka rrezik për banorët, pasi vatra e zjarrit është shumë larg.
Ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të thepisur. Deri tani raportohen vetëm djegie të barit dhe shkurreve. Ndërkohë era e rëndë e tymit, është kthyer në një shqetësim për pushuesit në plazhin e Dhërmiut.
Presidenti Meta bëri thirrje që shteti të ndërpresë pagesat fiktive për inceneratorët dhe të shtojë fondin për mbrojtjen nga zjarret./SHQIP.com