Ozil largohet nga Fenerbahçe, por vazhdon karrierën në Turqi

Ish-yllit i Arsenalit, Mesut Ozil ka ndërprerë kontrata me Fenerbahçen, por do të vazhdojë karrierën në Superligën turke.
Ozil është shpallur bërë lojtari më i ri i Istanbul Basaksehirit, pas ndërprerjes së kontratës me Fenerbahçen.
🎶 #KırZincirlerini 🎶
🟠🔵 @M10 pic.twitter.com/20XlJ6vfu8
— İstanbul Başakşehir (@ibfk2014) July 13, 2022
Sipas raportimeve, mesfushori u largua nga skuadra e Fenerbahçes për shkak të një problemi me trajnerin, Ismail Kartal dhe të mërkurën u konfirmua se ai është larguar nga klubi.
Basaksehir u shfaq shpejt si favorit për të nënshkruar me gjermanin dhe kanë konfirmuar se kanë një marrëveshje për 33-vjeçarin.
Fenerbahce njoftoi largimin e Ozilit në një deklaratë ku shkruhej:
“Është rënë dakord që kontrata mes klubit tonë dhe Mesut Ozil të ndërpritet me marrëveshje të ndërsjellë… I urojmë suksese Mesut Ozilit për pjesën tjetër të karrierës së tij”.
Açıklama
Kulübümüz ile Mesut Özil arasındaki sözleşmenin, karşılıklı anlaşılarak sona erdirilmesi konusunda mutabakata varılmıştır.
Kamuoyunun bilgisine sunuyor; Mesut Özil’e kariyerinin geri kalanında başarılar diliyoruz. pic.twitter.com/D9QhDPtWwl
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) July 13, 2022
Ozil iu bashkua gjigantëve turq nga Arsenali në janar 2021, duke nënshkruar një kontratë që ishte planifikuar të skadonte në verën e vitit 2024.
Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të përmbushte pritjet në klub dhe më pas u hoq nga skuadra për shkak të një mosmarrëveshjeje me Kartalin.
Fenerbahce bëri një ndryshim në menaxher këtë verë, duke sjellë Jorge Jesus për të marrë drejtimin, por portugezi pranoi se nuk do të kishte vend në ekip për Ozilin.
33-vjeçari largohet nga klubi duke bërë 36 paraqitje në të gjitha garat, ku shënoi tetë gola./Shqip.com