Kush është reperi me famë botërore që bëri simbolin e shqiponjës?
Publikuar:
(13.07.2022 16:34:07)

Performancat e artistëve të huaj në klubet e Prishtinës kohët e fundit janë shtuar dukshëm.
Reperi amerikan me famë botërore, DaBaby ka performuar së fundmi në Prishtinë, ku ka krijuar një super atmosferë dhe ka marrë shumë dashuri dhe mbështetje nga fansat.
Ai ka publikuar disa foto në rrjete sociale dhe në njërën prej tyre shihet duke bërë simbolin e shqiponjës.

“Pata dashuri të zjarrtë mbrëmë në Kosovë”, ka shkruar DaBaby.
DaBaby ka performuar në të njëjtin koncert me Nora dhe Era Istrefin./Shqip.com