Hazard vendoset në shitje – nga Real Madrid

Lëndimet i ka lënë prapa krahëve, por qëndrimin në Real Madrid nuk e ka të sigurtë.
Mundo Deportivo shkruan – Hazard është vënë në shitje nga “mbretërit”.
Sulmuesi belg – ka tre vite që ka zbarkuar në “Santiago Bernabeu” por nuk ka arritur asesi ta tregojë vlerën e tij në fushën e gjelbër.
Në sezonën e kaluar – ai zhvilloi 18-të paraqitje në La Liga, por nuk e shënoi asnjë gol.
Ndërsa, regjistroi një asistim.
Presioni mbi supet e tij është i madh – sepse ai e bart numrin 7 dhe për kartonin e tij, “Los Blancos” kishin paguar 100 milionë euro.
Mungesat e shumta për shkak të lëndimeve kanë bërë që edhe çmimi i tij në “Transfermarkt” të ketë rënie drastike – vetëm 12 milionë euro.
Hazard ka kontratë me kampionët e Evropës – deri në vitin 2024. /Shqip.com