Rozë

Ndahet çifti i njohur pas tri vitesh lidhje

Romeo Beckham dhe Mia Regan i kanë dhënë fund lidhjes së tyre tre vjeçare pasi distanca ndikoi tek çifti i ri.

Ata kanë fshirë çdo gjurmë të njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Postimi i fundit i modeles me bazë në Londër që përfshinte ish të dashurin e saj erdhi më shumë se dy muaj më parë, kur ata festuan tre vjetorin e tyre më 3 maj.

Burimet e Dailymail kanë konfirmuar se çifti u ndanë për shkak të presionit të pashmangshëm të shkaktuar nga oraret e tyre kontradiktore të punës.

Romeo kalonte pjesën më të madhe të kohës në Shtetet e Bashkuara ndërsa ndjekte një karrierë futbolli.

Romeo aktualisht është duke luajtur si mesfushor me Inter Miami II me bazë në Florida, ndërsa  Mia është kryesisht me qendër në Londër.