Lajme

Sulmohen dy gazetarë të RTK-së, AGK dënon sulmin

RTK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi dy gazetarët e Radio Televizionit të Kosovës,  gazetarja Qëndresa Duraku dhe kameramani Besnik Latifi janë sulmuar gjatë ditës së sotme deri po realizonin një temë.

“AGK-ja e dënon sulmin ndaj Ekipit të RTK-së. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për sulmin fizik ndaj Ekipit të RTK-së. Ekipi i përbërë nga gazetarja Qëndresa Duraku dhe kameramani Besnik Latifi, janë sulmuar në Tregun e Gjelbër”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Tema e cila po trajtohej nga ana e gazetares dhe kameramanit të RTK-së, kishte të bënte me shitësit ambulativ.

Sipas njoftimit të televizionit, njëri nga shitësit ka sulmuar kameramanin dhe gazetaren, duke ua pamundësuar kështu realizimin e temës.

Po ashtu është bërë e ditur se AGK-ja e dënon këtë sulm dhe u bënë thirrje organeve të drejtësisë rastin ta trajtojnë me prioritet dhe autorin ta sjellin para drejtësisë./Shqip.com