Hasan Salihamidzic zbarkon në Torino

Drejtori sportiv i Bayern Munchen, Hasan Salihamidzic ka zbarkuar në Torino.
Ai ka një qëllim: të fillojë negociatat zyrtare për transferimin e Mathhijs de Ligt.
Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.
“Drejtori i Bayernit, Hasan Salihamidžić, në Torino siç pritet të takohet me Juventusin për Matthijs de Ligt. Sapo u ul dhe gati për të hapur bisedimet mes klubeve
Bayern tashmë ka negociuar të gjitha detajet e kushteve personale me de Ligt, Juve tani pret ofertën zyrtare”, ka shkruar Romano.
22 vjeçari vlerësohet 70 milionë euro – në “Transfermarkt” dhe mbetet të shihet nëse bavarezët do paguajnë këto para për të.

De Ligt ka zhvilluar 31 paraqitje në sezonin e fundit në Serie A, teksa ka regjistruar tre gola dhe një asistim.
Ai konsiderohet si futbollist me potencial të madh – dhe në të kaluarën ka qenë kampiten i Ajaxit – ende pa i mbushur të dy dekada jetë./Shqip.com