Tentoi të kontrabandonte tapeta muri, bie në duart e Policisë
Publikuar:
(11.07.2022 11:16:47)

Policia kufitare e Kosovës gjatë një pike kontrolli në Zupç, kanë hasur në një automjet i cili po kontrabandonte tapeta muri.
“Kombi VW transporter, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, ku pas kontrollit ne automjet janë gjet rreth 16 thasë të mëdhenjë me tapeta muri të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, për këtë mall të transportuar i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument.

Policia thekson se Janë njoftuar njësitet relevante policore dhe malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës për procedura të mëtejme./Shqip.com
