Ballkani niset për në Lituani
Publikuar:
(11.07.2022 10:28:55)
FC Ballkani është nisur drejtë Lituanisë me një qëllim: të kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.
Kampionët e Kosovës do të përballen kundër Zalgrisit – të mërkurën, me fillim nga ora 18:00.
Për skuadrën e udhëhequr nga Ilir Daja ka vetëm një opsion: fitore.
Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 1-1 dhe asgjë tjetër përveq fitores nuk i kalon tutje.
Për këtë ndeshje – jashtë skuadrës është mesfushori Kushtrim Gashi, i cili ka pasur probleme me trajnerin – Daja./Shqip.com