Bellerin është rikthyer te Arsenali
Publikuar:
(10.07.2022 17:48:47)

Dëshira e tij ishte të qëndronte në Real Betis.
Por, skuadra spanjolle nuk e bleu dot në fund të huazimit.
Hector Bellerin është rikthyer në parasezon me skuadrën e Arsenalit, ndërsa e ardhmja e tij mbetet e paqartë.
Ai ishte në radarin e Atletico Madrid, por nuk ka pasur ndonjë lëvizje të re në atë drejtim.
Bellerin ka kontratë me “gunners” deri në vitin 2023 dhe në “Transfermarkt” vlerësohet 20 milionë euro.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka zhvilluar 23 ndeshje në La Liga në sezonin e fundit– teksa asistoi dy herë.
Katër herë u paraqit edhe në Europaligë – ku gjithashtu regjistroi dy asistime. /Shqip.com