Lajme

Blinken: Bllokimi i eksporteve të grurit nga Rusia kontribuoi në trazirat e Shri Lankës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Kufizimi i Rusisë në eksportet e grurit ukrainas mund të ketë kontribuar në trazirat e Shri Lankës, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe shprehu shqetësimin se kjo gjendje mund të çojë në kriza të tjera në botë.

Blinken përsëriti thirrjet ndaj Rusisë që të lejojë që rreth 20 milionë tonë drithë të largohen nga Ukraina, të cilat Moska i pushtoi në shkurt.

“Ajo që po shohim në mbarë botën është rritja e pasigurisë ushqimore që është përkeqësuar ndjeshëm nga agresioni rus kundër Ukrainës”, u tha Blinken gazetarëve në Bangkok më 10 korrik, raporton Radio Evropa e Lirë

Gjatë ditës së djeshme, Mijëra protestues kanë sulmuar rezidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa në kryeqytetin e Sri Lankës.

Protestuesit nga i gjithë vendi marshuan në Colombo duke kërkuar dorëheqjen e tij pas disa muajsh protestash, për keq menaxhimin e krizës ekonomike të vendit.

Raportimet e mediave thonë se presidenti tashmë është zhvendosur në një vend më të sigurt.

Qytetarët e Sri Lankës tash e disa muaj janë në protestë për shkak të krizës ekonomike./Shqip.com