Ismajli: Peci po krahason bujqësinë me vitin e kaluar pandemik por shifrat e demantojnë për keq

Udhëheqësi i sektorit të Bujqësisë në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të krijuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Naim Ismajli ka hedhur akuza në drejtim të Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
“Ministria e Bujqësisë e udhëhequr nga Faton Peci po mburret me statistikat e mbjelljes së grurit dhe rendimenteve tjera bujqësore, duke bërë krahasim vetëm me vitin e kaluar kur vet ai ka udhëhequr këtë sektor”, ka thënë Ismajli në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas Ismajlit, shifrat zyrtare janë publike dhe e demantojnë keq këtë qeveri e cila në çdo sektor po mburret me kinse rritje, duke bërë krahasime vetëm me vitin 2021 kur gjithçka në Kosovë ishte në kolaps nga pandemia.
“Derisa ministri Peci thekson me mburrje se këtë vit Kosova kishte të mbjella 66 mijë hektarë me grurë duke e paraqitur këtë shifër si thyerje rekordi krahasuar me vitin e kaluar, ai po “harron” të shikoj rendimentet e para pak vitesh 2012-2017 kur Peci nuk ishte ministër e kur në Kosovë fermerët mbillnin nga 89 mijë e deri në mbi 100 mijë hektarë tokë me grurë”, ka thënë Ismajli.
Bujqit e Kosovës dhe të gjithë qytetarët pa dallim tashmë e kanë parë se popullzimi i kësaj qeverie me shifra të pa sakta, është lojë e rrezikshme, ka shtuar më tutje Ismajli./Shqip.com