Dembele do mbetet në Barcelonë
Publikuar:
(09.07.2022 18:46:09)

Saga e quajtur “Osumane Dembele” është afër fundit.
Këmbëshpejti e ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Barcelonës dhe është afër renovimit të kontratës.
Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.
Sulmuesi francez vlerësohet shumë nga Xavi Hernandez dhe cilësohet si një nga kryesorët në projektin e tij.
Osumane është autor i 13-të asistimeve në La Liga – në sezonin e fundit.
Teksa, ka shënuar një gol – në 18-të ndeshje të zhvilluara.
Ai u bashkua me blaugranët në vitin 2017, dhe për shërbimet e tij – Barça i kishte paguar Dortmundit një shumë prej 105 milionë eurosh. /Shqip.com