Protestuesit në Sri Lanka, notojnë në pishinën e rezidencës presidenciale
Publikuar:
(09.07.2022 15:23:16)
Qytetarët e Sri Lankës tash e disa muaj janë në protestë për shkak të krizës ekonomike.
Protestuesit së fundi, kanë arritur në Colombo dhe kanë hyrë në rezidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa.
Nga disa pamje të siguruara nga BBC-ja, ata janë parë duke notuar në pishinën e rezidencës së presidentit.
Qytetarët janë duke e kërkuar dorëheqjen e udhëheqësit të tyre.
Ndërsa, disa burime nga mbrojtja e presidentit kanë thënë se ky i fundit është duke u mbrojtur nga njësi ushtarake./Shqip.com