Heseltine: Duhet miratuar rregullore që të zgjedhet kryeministri i ri më shpejtë
Veterani konservator Michael Heseltine, ka thënë se Boris Johnson duhet të largohet menjëherë nga detyra edhe pse pasardhësi i tij nuk është zgjidhur ende.
Siç raporton BBC, ish-nënkryetari thotë se ka mungesë besimi tek Johnson.

“Lënia e tij në një pozitë ku mund të përdorë fuqinë e premierës për t’u përshtatur me shkaqet e veta dhe interesat e tij është një gjë shumë e rrezikshme për t’u bërë”, thotë ai për BBC.
Johnson ka thënë se “kjo thjesht do të përjetësojë pasigurinë.
Veterani konservator thotë se duhen miratuar rregulla për të shpejtuar procesin e zgjedhjes së një kryeministri të ri dhe zëvendësi i Johnsonit Dominik Raab, duhët të ushtroj detyrën deri atëherë.
Sot gjatë ditës,
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka njoftuar dorëheqjen e tij si lider i partisë Konservatore pas një vale dorëheqjesh të qeverisë.
“Është e qartë tani vullneti i partisë parlamentare Konservatore që të ketë një udhëheqës të ri të asaj partie dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri. Kam rënë dakord me Sir Graham Brady, kryetarin e deputetëve tanë, që procesi i zgjedhjes së udhëheqësit të ri duhet të fillojë tani. Dhe orari do të shpallet javën e ardhshme.”
Ai ka falënderuar të gjithë përkrahësit e tij./Shqip.com