Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë: Protesta është e drejtë e qytetarëve, tubimi duhët të jetë paqësor

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka thënë se është e drejtë e qytetarëve protesta por tubimi duhet të jetë paqësor.
Siç raporton TCh, Kim tha se protesta duhet të jetë në zbatim me ligjin.
“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, u shpreh Kim.
Tubimi i thirrur nga Sali Berisha bëri që Ambasada Amerikanë t’u kërkojë qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të rrinë larg zonës ku mbahet protesta, pasi ajo mund të jetë e dhunshme.

Këtë të enjte po zhvillohet protesta e paralajmëruar ditë më parë nga Berisha me moton “Shqipëria në rrezik”.
Kjo është protesta e parë kombëtare e thirrur nga Sali Berisha, i cili kërkon të largojë Edi Ramën nga pushteti./Shqip.com